
Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel ka folur për mediet në prag të takimit me Real Madrid, e vlefshme për Gjysmëfinalen e Dytë të Champions League (Ndeshja e parë është mbyllur 1-1). Në fjalën e tij, tekniku vlerësoi maksimalisht madrilenët. Ai tha se blutë do të kalojnë tutje, vetëm nëse bëjnë një ndeshje të madhe.
"Ne duhet të mbajmë ritmin gjatë gjithë ndeshjes. Është një gjysmëfinale dhe ka presion, por të luajturit me besim është shumë e rëndësishme. Nëse nuk ke besim, nuk ja del ndaj një skuadre si Real Madrid. Mund të kalojmë më tej vetëm duke ndjerë siguri në veten tonë.Sergio Ramos është kapiteni i tyre. Është kapiteni më i suksesshëm i tyre në 10 vitet e fundit dhe prania e tij ndryshon shumë gjëra. Them se ai nesër do të luajë nga minuta e parë. Gjithsesi nuk është vetëm Ramos që mban peshën te Real Madrid.Ne duhet të harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Nesër e nisin sërish me 0-0. Ky është futboll, ne jemi në gjysmëfinale. Do ta mundim Real Madridin vetëm nëse tregojmë nivelin tonë më të mirë" - tha ai.