
Trajneri i Aresnal, Unai Emery ka deklaruar se Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i topçinjve.
"Unë pata një takim me atë dhe i thashë se ai nuk është më kapiten i grupit", ka thënë Emery në intervistë për Mirror.
Xhaka e mori shiritin e kapitenit para dy muajsh, diçka e tillë u kontestua në atë kohë nga shumë tifozë. Megjithatë arsyeja pse Xhakës i hiqet shiriti i kapitenit është pikërisht mbi ngjarjen e ndodhur në sfidën midis Arsenal dhe Crystal Palace 2-2.
Në momentin që Xhaka po zëvendësohej, tifozët e fishkëllejnë, ndërsa lojtari iu kthehet duke i sharë. Një veprim i cili nxiti një sërë reagimesh në Angli.
Tashmë klubi i Arsenal duket se po fillon të marr masat e para ndaj Granit Xhakës. Shiritin e kapitenit në vazhdim do ta mbaj sulmuesi Aubameyang.