Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Tronditet” Bayern Munich përpara duelit me PSG-në, shkak bëhet Kylian Mbappe

Shkruar nga NEWSPORT
“Tronditet” Bayern Munich përpara duelit me PSG-në, shkak

Një lajm i mirë për PSG-në në prag të sfidës me Bayern Munich. Kylian Mbappe pritet të grumbullohet për sfidën ne Champions. Sipas “Le Parisien” raportohet se ylli francez ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Kjo ishte hera e parë, që nga lëndimi i pësuar gjatë fitores së PSG-së kundër Montpellier më 1 shkurt, që Mbappe ka punuar jashtë duke kryer ushtrime të tjera nga ato që janë pjesë e rehabilitimit të tij, madje duke e mbyllur seancën me disa goditje në portë.

Kësisoj, sipas “Le Parisien”, 24-vjeçari pritet që të paktën të jetë në stolin e rezervave për ndeshjen ndaj kampionëve gjermanë.

Kampionët e Francës së fundmi morën sinjale pozitive edhe nga Lionel Messi dhe Marco Verratti, që gjithashtu besohet se do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Bayern Munichit.

Ndeshja e parë mes Paris Saint-Germainit dhe Bayernit do të zhvillohet më 14 shkurt, në “Parc des Princes”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga