Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tronditet Antonio CONTE, Hugo LLORIS do të mungojë gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet Antonio CONTE, Hugo LLORIS do të mungojë gjatë

Antonio Conte ka marrë një lajm aspak të mirë sa i takon portierit kryesorë të skuadrës. Hugo Lloris  ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe për këtë arsye do të mungojë për një kohë të gjatë.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se gardiani i “Spursave” nuk ka nevojë të operohet, por që të rikuperohet do t’i duhet deri në 8 javë. Ç’ka do të thotë se do të humbasë ndeshje të rëndësishme me Tottenham.

Në skenarin më të keq, portieri francez do të humbasë gjithsej 12 ndeshje, duke përfshirë dy që i referohen fazës së 16-tës së Ligës së Kampionëve me Milanin, Sheffield United për Kupën FA dhe Chelsean, mes të tjerëve në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga