Ish-sulmuesi i njohur i Serisë A dhe Italisë në vitet ’90 Giuseppe Signori i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes teksa u ekzaminua në kohë me embolism pulminar (sëmundje që shton rrezikshëm ritmet e rrahjes së zemrës).
Vetë 51-vjeçari deklaroi se çfarë kishte kaluar për gazetën italiane “Il Resto del Carlino”.
“Zemra ime kishte 160 të rrahura në minutë, ndërsa kur luaja futboll ishin afërsisht 50 të rrahura në minutë. Normalisht, në këto kushte do të pësoja infarkt. Por, tani më e keqja ka kaluar”, deklaron Signori.
Signori renditet si njëri prej sulmuesve më të mirë që Italia ka prodhuar në histori. Ai mban e vendin në listën e “Golashënuesve më të mirë të kampioantit Serie A” me 188 gola.