
Një tifoz i Schalke 04 është shpallur në kërkim nga policia gjermane pasi akuzohet se i ka rrezikuar jetën një tifozi të Manchester City-t në aktin e parë të 1/16-ve të Champions League midis gjermanëve dhe anglezëve në 16 shkurt.
Paul Worth, tifoz i "Qytetarëve" u zgjua pas gati 2 muajsh nga koma pas u godit me mjete të forta në kokë. Ai rrëfeu se nuk i kujtohet incidenti në fjalë.
"Mbaj
mend vetëm që u zgjova në një spital të Gjermanisë dhe mjekët dhe infermieret më
treguan se sa shumë rrezikova të vdisja. Kam të qepura pas kokës dhe kam humbur
një dhëmb. Tani mund çohem dhe të zbresë nga shkallët", deklaroi
32-vjeçari anglez.
Poll