
Gjendet një trup në rrënojat e avionit që mbante futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson, shkruan BBC.
Avioni u arrit të gjendet dje, ndërsa ekipet kanë parë sot një trup në rrënojat a avionit të fundosur në det.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka konfirmuar se trupi është vënë re nën një metal të ndryshkur. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nga hetuesit nëse trupi është i Emiliano Sala.
Avioni i cili kishte në bord futbollistin argjentinas, Sala dhe pilotin David Ibbotson u zhduk më 21 janar. Ndërkaq, pas shumë kërkimesh ai u gjet dje në det mes Francës dhe Anglisë.
Sala ishte nisur për të udhëtuar drejt Cardiff, pasi ishte blerë nga kjo skuadër me një vlerë prej 15 milion dollarësh.