
Arsenali mposhti me shifrat 3-1 në derbi Ëest Ham në sfidën e javës së 16-të të Premier League. Një fitore që mba në vendin e parë “Topçinjtë”, që tashmë kryesojnë me 40 pikë, 7 më shumë se Neëcastle e vendit të dytë, por me djemtë e Mikel Artetës që kanë një ndeshje me pak.
Pikërisht tekniku i Arsenalit është shfaqur i lumtur pas këtij takimi, ndërsa shpreson që skuadra e tij të vazhdojë me të tilla paraqitje deri në fund të kampionatit, si dhe vlerësoi rikthimin në “Emirates” t ëish-trajnerit Arsen Ëenger.
“Jam shumë i lumtur. Fillimisht me rezultatin e më pas me performancën e lojtarëve. Penalltia ishte pika e kthesës dhe kjo edhe për meritë të tifozëve, pasi ata ishin fantastik, duke i dhënë shumë energji skuadrës. Për mendimin tim ekipi tregoi shumë gjakftohtësi, cilësi dhe ishin shumë të qartë. Jam i lumtur edhe për Ëenger. Prezenca e tij ishte shumë domethënëse për të gjithë ne dhe shpresoj të jetë këtu sa më shpesh, pasi është një figurë shumë e rëndësishme për klubi dhe tifozët”,ka deklaruar Mikel Arteta.