
Manchester City triumfoi 3-2 ndaj Newcastle në sfidën e javës së 20-të në Premier League. Një takim mjaft i rëndësishëm pasi mban “Qytetarët” në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Liverpool.
Pas këtij suksesi pep Guardiola theksoi se skuadra luajti me personalitet dhe e merituan fitoren që erdhi në fund të sfidës. Sipas tij ekipi luftoi deri në fund për të siguruar 3 pikët.
“Ishte fantastike, ndonjëherë është më mirë të fitosh në këtë mënyrë për një ekip. Luajtëm me personalitet të jashtëzakonshëm. Skuadra më tregoi se ata donin të ishin këtu, të luftonin deri në fund për të qëndruar në luftën për titull.
Rikthimi me gol i De Bruyne? Jam i zemëruar me të sepse ai nuk shënoi nga një goditje dënimi (qesh). Kur lojtarët kundërshtarë janë të lodhur, njerëz si Kevin ju japin një hap tjetër. Kur ai ka topin, ne mund t’i vendosim sulmuesit tanë në lëvizje, ai është një lojtar unik në botë, por edhe goli i shënuar nga Oscar Bobb është i bukur, jam shumë i lumtur për të”, përfundoi Guardiola.