Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Triumfuan ndaj Izraelit, Albin Kurti: Emocione të forta, besojmë deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfuan ndaj Izraelit, Albin Kurti: Emocione të forta, besojmë deri
Kosova ia doli që mbrëmjen e djeshme të merrtë një fitore të rëndësishme ndaj Izraelit, me “Dardanët” që triumfuan 1-0 në “Fadil Vokrri”. Një 3 pikësh që mban me shpresa përfaqësuesen e Kosovës për kualifikimin në Euro 2024. Pas këtij triumfi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit ka theksuar se skuadra i dhuroi emocione të forta, ndërsa do të shpresojnë te kualifikimi deri në fund përderisa matematika ua lejon. “Ndeshje jo e lehtë sonte për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve”, ka shkruar Kurti. Kujtojmë se pas kësaj fitoreje, Kosova mban vendin e 4-të në grupin I me 10 pikë. Kryeson Rumania me 16 pikë dhe në vendin e dytë ndodhet Zvicra me 15 pikë. Dy ndeshjet e radhës për “Dardanët” janë ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga