Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Triumfi në derbin e Londrës, trajneri Arteta “injoron” Mudryk: Jam krenar për lojtarët e mi, festa me tifozët ka kuptim ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfi në derbin e Londrës, trajneri Arteta “injoron”

Arsenal mori një fitore në derbin e Londrës ndaj Tottenham me shifrat 2-0. Sfida e cila nuk kaloi pa incidente në fundin e saj, pasi një nga tifozët goditi me shkelm, portierin Ramsdale. Festa e Artetës me tifozët ishte një tjetër moment interesant, ku në deklaratën e tij ka cilësuar këtë gjë.

Trajneri Arsenal nuk mund të kalonte pa një pytje të gazetarëve rreth kalimit të Mudryk në radhët e Chelsea.

Deklarata:

“Mudryk: Jam shumë krenar që kam këto lojtarët. Ne gjithmonë duam të përmirësojmë ekipin, por duhet të jemi të disiplinuar. Ne do të bëjmë biznesin që mund ta bëjmë dhe që mendojmë se është i përshtatshëm për klubin dhe ekipin.

Fitorja në derbi: Jam shumë i lumtur për dy arsye. Së pari, sepse pashë shumë vendosmëri, cilësi dhe vullnet për të ardhur këtu dhe për të fituar ndeshjen. Së dyti, sepse ne mund të punojmë aty ku jemi të privilegjuar dhe mund të bëjmë shumë njerëz të lumtur. Të festosh fitoren me tifozët është një ndjenjë e madhe dhe vuajtja ka shumë kuptim kur përfundon me momente të tilla”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga