
Kampionati i elitës në basketboll për meshkuj rezervoi sot një ndeshje interesante. Në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" u zhvillua takimi mes Vllaznisë dhe Teutës, sfidë kjo që u mbyll 85-82. Loja ishte tejet e barabartë, por fati në fund i buzëqeshi shkodranëve.
Ky triumf tregon edhe një herë se Vllaznia mbetet një nga pretendenët kryesorë. Në krahun tjetër, durrsakëve nuk u mbetet gjë tjetër, vetëm se të fokusohen te ndeshja e radhës. Me interes pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, në një sezon që duket tejet i luftuar.
Poll