
Atletico Madrid siguroi tri pikët në fitoren 3-0 ndaj Celta Vigos. Trajneri Simeone ka marrë lajmin e keq në këtë duel, teksa në minutën e 50 të takimit sulmuesi Diego Costa u detyrua të lërë fushën I dëmtuar.
Braziliano-spanjolli ka pësuar një tërheqje muskulare dhe me gjasë nuk do të jetë I gatshëm për të tijtë në duelin e Champions League. Të besuarit e Simeones do të përballen të mërkurën e 21 tetorit me Bayern Munich në transfertë.
Poll