Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Treguam diferencën me Bylisin”, Abaz Karakaçi: Do na shijonte vendi i parë këtu në Ballsh

Shkruar nga NEWSPORT
“Treguam diferencën me Bylisin”, Abaz Karakaçi: Do na

Elbasani nuk ia doli të mundë Bylisin në ‘Adush Muça’ me ndeshjen që u mbyll pa gola. Verdheblutë mbeten në vendin e dytë -2 nga ballshiotët të cilët nuk i kanë mposhtur ende këtë sezon. Mesfushori i Elbasanit, Abaz Karakaçi foli për MCN TV në përfundim të sfidës.

“Ishte një ndeshje e mirë nga ne, e përgatitëm për fitore. Patëm raste, nuk i shfrytëzuam, ndryshe do të ishim me 3 pikë. Treguam diferencën me ekipin e Ballshit. Futboll pa presion nuk ka, kishim dëshirë për të marrë vendin e parë. Do të na shijonte më shumë po ta merrnim këtu, por fati ishte me ekipin e Ballshit.

Kemi punuar për finalizimin, me Luzin e bëmë mirë, Ndiej keqardhje që nuk shënuam pasi ekipi shfaqi shumë vlera sot. Premio për sot? Keqardhje nuk kam, nuk na kanë munguar premiot nga presidenti. Keqardhja më e madhe ishte që nuk i bëmë dhuratë presidentit që kishte ditëlindjen 2 ditë më parë.

Kjo ishte një ndeshje më e mirë se ajo e para në Elbasan, nuk gabuam në 99% të rasteve. Ishim në ekuilibër. Atje kaluam në avantazh, por patëm oshilacione dhe u ndëshkuam 2 herë. Jemi të vetëdijshëm që po bënim një ndeshje shumë të mirë sot. Kur bën një ndeshje të mirë, mërzitesh kur nuk merr 3 pikët”, tha Karakaçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga