
Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 9-të të Serie A. Bardhezinjtë luajnë në transfertë ndaj Beneventos, një ndeshje e lehtë në letër. Mediat italiane bëjnë me dije se trajneri Andrea Pirlo ka vendosur të mos grumbullojë Cristiano Ronaldo për këtë ndeshje.
Ky vendim vjen për shkak se sulmuesi portugez është aktivizuar shumë në ndeshjet e fundit dhe do të lihet pushim për t'u rikuperuar. Lajmi i mirë është rikuperimi i Bonucit që pritet të jetë në listën e Pirlos, por me shumë mundësi do të qendrojë në stol për të mos u rrezikuar nga një dëmtim tjetër.
Poll