Milot Rashica është pranë kalimit në Premier League. Sulmuesi shqiptar është përfolur shumë gjatë kësaj merkato për një lëvizje të mundshme nga kampionatin gjerman në atë anglez dhe duket se këto zëra po shkojnë drejt konfirmimit. Aston Villa kërkon me ngulm lojtarin dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi gjerman dhe drejtori sportiv Clemens Fritz.
Aston Villa më ka kontaktuar, unë mund ta konfirmoj këtë. Nuk ka asgjë specifike. Ka disa pyetje për të, ne jemi në shkëmbim intensiv me menaxhimin e tij,”, shprehet Fritz për “NDR”. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim pasi Rashica duket pranë kalimit në Premier League.