
Edhe pse merkato zyrtarisht nuk është hapur, skuadrat kanë gjetur dakordësinë për të lejuar transferimet e lojtarëve. Kalimi i Pjanic nga Juventus te Barcelona, apo firma e Sane me Bayern Munich janë vetëm maja e ajsbergut. Pas këtyre lëvizjeve fshihet agjenti shqiptar Fali Ramadani.
Tetovari edhe më herët është i njohur për transferime të bujshme, ndërsa arriti akordin e Luka Jovic me Real Madrid verën e një viti më parë. Edhe pse është larg vëmendjes së mediave, Ramadani shpeshherë ia ka dalë të shtangë me lëvizjet e bujshme të realizuar prej tij.
Poll