Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Trajnime masive në mbarë vendin, Federata Volejbollit specializon mësuesit e edukimit fizik

Shkruar nga NEWSPORT
Trajnime masive në mbarë vendin, Federata Volejbollit specializon

Ditën e sotme Federata e Volejbollit sëbashku me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar kanë zhvilluar seminarin e radhës në Gjirokastër. Ky seminar vjen si rrjedhojë e projektit “Ekipet Sportive 2022” që ka si synim arritjen e një stadi më të lartë profesionalizmi në mbarë vendin. Rradha ka qënë e qytetit jugor të Gjirokastrës, ku interesi ka qenë i lartë dhe të pranishëm ishin shumë mësues të zonave përreth.

Postimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit:

“Sot në qytetin e Gjirokastrës u organizua trajnimi i 5-të teoriko-praktik i Projektit “Ekipet Sportive 2022”, në të cilin merrnin pjesë mësues të edukimit fizik të profilit volejboll nga Gjirokastra, Përmeti, Këlcyra, Memaliaj, Tepelenë, Sarandë dhe Konispol.

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka ngritur një grup pune, i cili përbëhet nga Konalsi Gjokaj, Gentiana Nicaj dhe Arian Shehu, të cilët në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), po asistojnë dhe trajnojnë mbi programin e mësimdhënies për moshat e reja që përfshin ky projekt.

I pranishëm në këtë seminar ishte dhe kryekoordinatori Bledar Doçi, i cili përfaqësonte Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka përshtatur një program që do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë mesuesit e volejbollit për këto nivele që projekti përfshin.

Ky është seminari i 5-të tekniko-taktik i organizimit të lojës së volejbollit, në vijim të seminareve në të gjitha qarqet dhe qytetet e Shqipërisë”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga