Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Tiranës: Ekipi ka nevojë për lojtarë që na bëjnë të mos i ndiejmë mungesat

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Tiranës: Ekipi ka nevojë për lojtarë që na

Pak ditë para nisjes së fazës tjetër të kampionatit të Superligës, ka folur për "Supersport" trajneri i Tiranës, Mirel Josa, që ka bërë një retrospektive të asaj se çfarë ka ndodhur deri tani dhe për të zbuluar më pas se çfarë do të ndodhë me Tiranën lidhur me merkaton e dimrit.

“Nuk dua që periudha e pushimeve të jetë e gjatë, megjithëse shumë lojtarë kanë marrë leje për të shkuar pranë familjeve të tyre. Plus që në këto stërvitje të fundvitit dua të shoh edhe ata lojtarë që rinj që kanë pretendime për të qenë pjesë e skuadrës së parë apo për më shumë minuta. Objektivi i Tiranës është ndeshje e radhës. Në bazë të rezultateve që do të arrijmë do të kemi objektivat tanë. Titulli? Skuadrat kryesuese nuk janë shumë larg, me dy rezultate pozitive situata mund të ndryshojë menjëherë, megjithatë e përsëris nuk duhet të shohim takimin e radhës. Tirana ka nevojë për thellësi dhe kur e them këtë nuk e kam fjalën për elementë që përshtaten në role të ndryshme, por për futbollistë që na bëjnë të mos i ndiejmë mungesat qoftë për pezullime apo për arsye dëmtimesh. Megjithatë ndryshimet do të jenë të vogla. Ne kemi gjashtë lojtarë afrikanë në kontratë dhe nuk mund të marrim të tjerë, sepse ka kosto financiare për klubin. Nëse katër prej tyre e kanë konfirmuar veten për vazhdimësinë me dy prej tyre duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të përmend emra, pasi varet nga bisedimet që do të ketë klubi me ta", ka thënë Josa në një intervistë për "Supersport".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga