
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është shumë aktiv në botën e futbollit. Siç e kemi parë këto kohët e fundit, De Biasi ka marrë petkun e analistit, teksa analizon ndeshjet më kryesore të kampionatit italian.
Këtë herë, në lupën e De Biasi ishte skuadra e Juventusit, e cila këtë mesjavë luan aktin e parë të fazës së 1/8-ave në Champions League ndaj Atletico Madridit. Një kundërshtar i vështirë ky sipas De Biasi, me këtë të fundit që zbulon edhe mënyrën taktike që do e vendos skuadrën bardhezi tekniku Massimiliano Allegri.
"Atletico është një skuadër e fortë, dhe Juventusi do të mundohet ta godasë përmes kundërsulmeve. Allegri mund të luaj me formacionin 4-3-3 nëse në fushë zbret edhe Paulo Dybalën, por sipas mendimit tim, ai do të luaj me një 4-4-2, ku njëri krah do t'i besohet Bernardeskit dhe Dybala do të mbetet në stol."-tha mes të tjerash tekniku i natyralizuar në shqiptar.