
Barcelona do të ndeshet sonte me Osasunan, ekip që aktualisht renditet në vendin e fundit të tabelës.
Trajneri i Osasunas Petar Vasiljeviq, ka deklaruar më herët se për ta ndalur Lionel Messin futbollistëve të tij do t’u duhen pranga dhe revole.
Ai ka thënë se do të jetë pothuajse e pamundur të ndalet argjentinasi që së fundmi ka shkëlqyer në "El Clasico".
"U kam thënë lojtarëve që na duhet një plan për ta ndalur Messin dhe ata më janë përgjigjur që duhet të mbajmë pranga dhe revole në mënyrë që të ndalet ai. Edhe unë jam dakort me këtë gjë, por sot duhet të bëjmë të pamundurën për të mos pësuar shumë”, ka deklaruar Vasiljeviq në konferencë për media.
Poll