Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Trajneri i njohur: Më mirë punoj tokën në Argjentinë se sa drejtoj ekipin e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i njohur: Më mirë punoj tokën në Argjentinë se

Pavarësisht se jemi në futbollin modern dhe besnikëria për një ekip ose tjerin thuajse tashmë nuk ekziston fare, ka nga ata që ende e ruajnë me fanatizëm të shkuarën e tyre dhe nuk e tradhëtojnë kurrë. I tillë është trajneri i Totthenham, Mauricio Pochetino i cili në një intervistë së fundmi thotë se kurrë nuk do drejtonte Barcelonën apo Arsenal.

Argjentinasi tha: "Kurrë në karrierën time nuk do ulem në stolin e Arsenal sepse ata janë rivalët tanë. Po ashtu nuk do drejtoja kurrë Barcelonën. Më mirë do preferoja të kthehesha në Argjentinë dhe të punoja tokën time se sa të drejtoja në atë ekip". Kujtojmë se në periudhën kur Pochetino luante futboll ai është aktivizuar me Espanyol që janë rivalët e përjetshëm e të Barcelonës dhe duket se kjo ndjenjë rivaliteti nuk është shuar në vite.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga