Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trajneri Nevil Dede nis grumbullimin e Kombëtares, vjen një portiere nga Suedia

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Nevil Dede nis grumbullimin e Kombëtares, vjen një portiere

Paralelisht me kombëtaren e U-19 të meshkujve të trajnerit Erion Bogdani, edhe trajneri i skuadrës kombëtare të femrave për moshat U-19 ka shpallur sot listën e futbollisteve që ka thërritur për grumbullimin disa-ditor në hotel “Leonardo” në Durrës.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të FSHF-së në internet, ky është një grumbullim i radhës, kryesisht me futbolliste që vijnë nga kampionati shqiptar i femrave.

Para gazetarëve në daljen e sotme publike, trajneri Dede theksoi faktin e domosdoshmërisë mbi këtë fazë vëzhguese, në një kohë që bëri me dije edhe një grumbullim të radhës, edhe në bashkëpunim me kombëtaren A të femrave, së bashku me trajnerin Grima.

“Dua të theksoj faktin që në këtë grumbullim rutinë me skuadrën janë marrë në konsideratë lojtaret e datëlindjeve 2000-2001-2002 për ti parë realisht se çfarë forme dhe gjendje kanë. Nga Kosova do të jetë këtë radhë mbrojtësja Albina Zyba, teksa edhe një futbolliste tjetër ka pranuar të luajë me kombëtaren shqiptare, por për këtë stejxh stërvitor ishte e dëmtuar dhe nuk mundi të vinte”,- theksoi vetë Dede përpara mediave.

Spikat në listën e radhës të trajnerit, portierja Meriem Isa e cila vjen nga Suedia dhe aktivizohet me ekipin e Rozengard.

Parashikohet që në këto ditë trajnimi me U-19 e femrave të ketë edhe një ndeshje miqësore, në një kohë që ai i radhës do të jetë në dhjetëditëshin e parë të muajit maj, në datat 8-9 dhe 10.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga