Trajneri i skuadrës malazeze Dragan Radojičić, pas ndeshjes, ka dalë në konferencë për shtyp ku është shprehur i kënaqur me atë që të tijtë dhuruan në fushën e lojës. Sipas tij skuadra malazeze kishte zhvilluar një takim shumë të mirë, duke dhënë maksimumin e mundshëm. Malazezi ka folur edhe për ndeshjen e kthimit, ku ka falënderuar skuadraën kuksiane për mikpritjen që i kanë ofruar.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Ne zhvilluam lojën tonë dhe bëmë maksimumin. Skuadra u përgjigj mjaft mirë, sidomos në pjesën e dytë. Nuk kemi frikë asnjë kundërshtar. Kukësi meriton respekt, pasi është një ekip shumë i mirë. I falenderojmë për mikpritjen dhe do i kthejmë reston. Shanset janë të hapura”, ka përfunduar tekniku i Rudar.