Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i VLLAZNISË zbulon problemin: Mesfusha nuk funksionoi

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i VLLAZNISË zbulon problemin: Mesfusha nuk funksionoi

Vllaznia nuk po arrin të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet. Edhe pse drejtuesit larguan Mirel Josën, sërish shkodranët nuk fituan në këtë javë të Superiores.

Auron Miloti ka pranuar të drejtojë kuqeblutë për pjesën e mbetur të sezonit, teksa sot nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 me Bylisin. Trajneri i ri i Vllaznisë deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Nuk vuajmë nga ana psikologjike. Para ndeshjes ishim mobilizuar të gjithë, por nuk e shfaqëm para publikut. Nuk luajtëm siç ne e menduam. Të them të drejtën dhe mesfusha nuk funksionoi si duhet. Në pjesën e dytë e menduam me dy sulmues sepse donim të fitonim patjetër. Qartësia në mendim dhe në veprim na mungoi sot.

Nënvlerësim për Bylisin? Nuk mund ta them se e morëm lehtë Ballshin. E dimë forcën e tyre. Ishte qartësia në veprim dhe në mendim që na mungoi sot. E gjitha kjo nuk funksionoi.

Ndryshimet? Në fushë nuk u paraqit entuziazmi. Do të punojmë që në ndeshjen tjetër të korigjojmë gabimet që dolën në pah”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga