
Milani do të ndryshojë trajner në sezonin e ri. E ardhmja e Piolit është larg kuqezinjëve dhe tashmë drejtuesit po mendojnë për teknikun e ri.
Emri i parë në listë ishte ai i Rangnicik, por sipas mediave në Italia palët nuk gjetën marrëveshjen. Në këtë mënyrë, Milani ka nisur të mendojë për trajnerin e ri dhe i preferuari mbetet Luciano Spalleti.
Ish-trajneri i Interit momentalisht është pa skuadër që pas largimit nga zikaltërit, por është gati të marrë drejtimin e një skuadre. Akordi mes Milanit dhe trajnerit u arrit që para firmës me Piolin, por ishte Interi që frenoi gjithçka pasi Spalleti ishte nën kontratë. Në merkaton e verës palët do të ulen sërish për të diskutuar dhe me shumë mundësi do të gjejnë një akord.