
Vitin e kaluar Shqipëria u ndesh me Poloninë në kualifikueset e Botërorit. Sfida në Poloniu mbyll me shifrat 4-1, ndërsa në Tiranë 1-0. Pas shortit të “Euro2024” dy ekipet janë vendosur përballë përsëri. Pas shortit ka folur trajneri kombëtares Polake, i cili veç fjalëve pozitive në mediat polake ka ironizuar me Shqipërinë.
Trajneri Czeslaw Michniewicz:
E mbaj mend shumë mirë ndeshjen në Varshavë, por rezultati nuk pasqyron atë që po ndodhte në fushë. Shqipëria luajti shumë mirë, edhe pse humbën. Kjo për shkak se ne i shfrytëzuam të gjitha situatat. Nga ana tjetër, gjatë takimit ndaj Shqipërisë pati shumë emocione dhe duhet të jemi gati për këtë përsëri. Shqipëria ka lojtarë të mëdhenj që janë teknikisht të përgatitur mirë. Shumë shqiptarë luajnë në klube të mira të huaja, përfshirë këtu Itali, Angli dhe Spanjë.
Mund të kishim patjetër një grup më të vështirë, dhe ky short është tërheqës. Ekipet janë brenda mundësive tona dhe ne e dimë se dy prej tyre do të avancojnë. Mendoj se Polonia do të jetë padyshim ndër ato me fat. Çekët duket se janë rivali më i ashpër. Ata luftuan me suedezët në play-off dhe humbën vetëm në kohën shtesë. Republika Çeke është një përfaqësuese shumë e fortë, por ka edhe të tjera, si Ishujt Faroe gjithnjë të rrezikshëm (qesh).