Kosoë-Maqedoni e Veritu do të jetë sfida gjysmëfinale e play-off të National League dhe në lojë është një biletë për në Euro 2020. Në një prononcim për “Klan Mqedonia”, trajneri i Kombëtares maqedonase Igor Angelovsku, u shpreh se ekipi i tij do të gëzohet më 26 mars.
“Gjithë ajo që e praktikojmë kundër të gjithë kundërshtarëve. Mënyra e përgatitjes, mënyra e lojës do të jetë e njëjtë edhe në këtë ndeshje. Përgatitja do të jetë e njëjta si ajo kundër Spanjës dhe Italisë, por edhe kundër Gjibraltarit dhe Lihtenshtajnit. Do të thotë asgjë më ndryshe. Normalisht se do ta analizojmë mirë kundërshtarin. Do t’i shohim anët e mira dhe t’i neutralizojmë ato, ndërsa dobësitë që i kanë t’i shfrytëzojmë me qëllim që Maqedonia të jetë ekipi që do të gëzohet me 26 mars”, u shpreh fillimisht trajneri i Maqedonisë së Veriut.
Politika në mes? “Aspak nuk dyshoj në këtë, politika nuk më intereson aspak. Unë jam njeri i sportit, merrem me futboll. Edhe futbollistët i orientoj të mendojnë vetëm për futboll. Fotografia pas meje flet mjaftueshëm. Këtu janë dy djem, Visari dhe Kire, të përqafuar në përqafim vëllazëror. Ne jetojmë kështu në reprezentacion më tepër se katër vite, ndërsa të tjerët në vend duhet të shohin si ne jetojmë në reprezentacion dhe ta zbatojnë këtë në vendin tonë”, deklaroi Angelovski.