Arne Slot ka folur pas humbjes 1-0 në finalen e Conference League kundër Romës. Trajneri i Feyenoord preku dy shtyllat e skuadrës së tij, megjithatë u ndal te cilësitë individuale të kundërshtarit. Në konferencën pas ndeshjes, tekniku i hollandezëve deklaroi:
“Është gjithmonë interesante kur sheh si shkojnë 15 minutat e parë. Në atë pjesë ne kishim kontrollin e ndeshjes. Por një pjesë loje zgjat 45 minuta. Dhe problemet tona ishin me zgjedhjet që bënë lojtarët tanë, me apo pa topin.
Pushimi i ndeshjes – U thashë lojtarëve gjatë pushimit që ata duhej të bënin më mirë. Në pjesën e dytë ne ishim të vëmendshëm që në fillim, por duhet pak fat dhe ne nuk e kishim. Kishim kohën dhe mundësinë që të shënonim dhe nuk ia dolëm. Ndoshta ka të bëjë edhe me cilësinë e kundërshtarëve.
Rastet – Në një finale nuk ke dhjetëra shanse, mund të kesh dy. Në një finale ndaj një skuadre Italiane është veçanërisht e vështirë të krijosh raste e aq më shumë kur është një skuadër italiane e drejtuar nga Mourinho”, përfundoi trajneri i hollandezëve.