Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, pak minuta më parë ishte pjesë e konferencës për shtyp para sfidës kundër Borussia Dortmund, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë që do të luhet nesër në orën 20:45.
“Shpresoj që të arrij në finale të Kupës së Gjermanisë dhe ta fitoj atë me Bayern-in. Është një trofe i rëndësishëm. Për mua do të jetë i pari.
Costa në vend të Ribery? Douglas mund të luajë në të majtë e në të djathtë. Është një alternativë.
Dortmund i frikshëm me Reus? Është një sulmues i shkëlqyer. Por nuk është vetëm Reus, sepse Dortmund ka edhe Aubameyang. Gjithsesi, ne do të bëjmë lojën tonë dhe të përqendrohemi maksimalisht. Duhet të bëjmë kujdes.
Lewandowski apo Aubameyang? Janë të dy sulmues shumë të mirë. Për Aubameyang kam vlerësim maksimal, por Lewandowski është fantastik.
Lahm? E dashuroj profesionalizmin e tij. Ndjej keqardhje që ai do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Hummels luajti pa probleme kundër Mainz, ndërsa Martinez dhe Boateng janë stërvitur normalisht.
Do të mungojë Alaba. Nuk është ende gati dhe në vend të tij do të aktivizohet Huan Bernat”, deklari trajneri Carlo Ancelotti.