
Hans Flick e sheh si pjesë të projektit të tij, ndërsa Ivan Perisic është rikthyer nga dëmtimi dhe nuk ka shumë minuta në këmbë. Lojtari i huazuar nga Interi në fillim të sezonit vlen 20 milion euro, ndërsa Bayern Munich ende nuk është i bindur për shumën.
Bavarezët shpresojnë që kjo shumë të ulet në 15 milion euro, ndërsa Perisic projektohet në krahët e sulmit për sezonin tjetër. Megjithëse Conte vendosi për largimin, ende e ardhmja e kroatit mbetet në dilemë. Kujtojmë se Perisic është njohës i vjetër i Bundesligës, pasi më herët ka mbajtur veshur fanellat e Wolfsburg dhe Dortmund.
Poll