
Diego Simeone, trajneri I Atletico Madrid, përpara ndeshjes ndaj Juventusit në mbrëmjen e nesërme, është shprehur për mediat se Cristiano Ronaldo është një "kafshë goli", por ai nuk e ka përgatitur ndeshjen mbi të, por ndaj Juventusit.
"Cristiano Ronaldo? Ai është një "kafshë goli". Ai ka një tjetër nivel dhe ndaj tij duhet të kesh një tjetër përqendrim. Nuk është e lehtë ta kontrollosh. Ka një ndryshim të ritmit dhe kapacitet për të shënuar, që sikurse dihet, e kemi vuajtur", është shprehur tekniku.
Kujtojmë që në sezonin e kaluar, Juventusi në fazën e 1/16 u përball me Atleticon, duke e humbur ndeshjen e parë 2-0 në Madrid, por u kualifikua në takimin e kthimit, duke fituar me rezultatin 3-0 dhe të 3 golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo.