Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Flamurtarit përgatitet për Skënderbeun: Mora sinjale pozitive për Korçën, merkato nuk është mbyllur

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Flamurtarit përgatitet për Skënderbeun: Mora sinjale

Gentian Mezani ka folur pas ndeshjes miqësore që Flamurtari luajti kundër Aktobës. Trajneri vlonjat u shpreh për mikrofonin e Supersport:

“Sot kam marrë përgjigje nga lojtarët që luajtën, sepse ky është një test për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut. Sot aktivizova për më shumë minuta futbollistët që do të luajnë ndaj skuadrës korçare në ndeshjen e parë të fazës së tretë. Në mbrojtje provova disa lojtarë të rinj, sepse kemi probleme për shkak të dëmtimeve dhe mora sinjale pozitive.

Kemi bërë vetëm një afrim, Ivan Jakovljeviç, ndërsa sot kemi provuar edhe një talent të ri si Haxhi Neziraj. Mendoj se merkatoja nuk është e mbyllur për Flamurtarin, pasi do të përpiqemi të përforcojmë akoma skuadrën”, përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga