Një lajm tronditës ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa në Spanjë mësohet se një ish-futbollist ka humbur jetën. Pelayo Novo Garcia është emri i lojtarit i cili është shtypur nga treni në Oviedo dhe ka ndërruar jetë në vend.
Nuk dihet nëse ka qenë një vetëvrasje nga lojtari apo një aksident por pesë vite më parë, ai sërsih kishte pësuar një situatë të ngjashme teksa kishte rënë nga kati i tretë i hotelit ku qendronte skuadr e Albacete.
Pelayo, siç njihej në futboll ka luajtur me ekipe si Elche, Oviedo dhe Albacete ku ka qenë shok skuadre edhe me lojtarin e Kombëtares Shqiptare Rey Manajn në vitin 2018.
[caption id="attachment_682539" align="alignnone" width="407"] Pelayo Novo Garcia[/caption]