Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tragjedi në klubin e Tottenham, trajneri i ekipit ndërron jetë

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi në klubin e Tottenham, trajneri i ekipit ndërron jetë

Ambienti në klubin e Tottenham është i zymtë tekas anglezët po vajtojnë vdekjen e trajnerit të fitnesit, Gian Piero Ventrone. 61 vjeçari napolitan, me nofkën “Marinsi” për shkak të sesioneve të tij të vështira, kishte leuçemi. Në rrjete sociale klubi anglez bën me dije vdekjen e tij dhe ndan dhimbjen me familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

“Me dhimbje të madhe bëjmë me dije se Gian Piero Ventrone ka ndërruar jetë. Sa i dashur në fushë, aq edhe jashtë saj, Gian Piero u bë shpejt figurë popullore dhe e dashur për lojtarët dhe stafin. Ai do t’i mungojë të gjithëve në klub dhe mendimet tona janë në mbështetje të familjes dhe miqve të tij në këtë kohë të vështirë.”- deklaroi klubi anglez.

Ventrone u bashkua me Spurs si pjesë e stafit të Antonio Conte dhe që në fillim u vlerësua puna e tij me përmirësimin e fizikut të lojtarëve dhe do të mbahet mend gjithnjë për seancën stërvitore para-sezonale këtë verë ku i shtyu lojtarët në një sesion brutal nën 30 gradë celsius, duke i bërë ata të zvarriteshin në tokë apo edhe të kishin të vjella.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga