Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRAGJEDI në Francë/ Aksidenti automobilistik i merr jetën një trajneri, mbetën të plagosur 11 futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJEDI në Francë/ Aksidenti automobilistik i merr jetën
Franca është në zi. Ditën e sotme është mësuar se në një aksident automobilistik ka ndërruar jetë një trajner, ndërsa kanë mbetur të plagosur 11 futbollistë. Bëhet fjalë për të rinjtëe skuadës së “Aveni fat loss”, të cilët po udhëtonin me një furgon për të marrë pjesë në një turne për të rinjtë. Nga përplasja me një autobus ka mbetur i vdekur Antoni Elia, trajneri 26-vjeçar i ekipit francez. Gjithashtu janë të plagosur rëndë 11 futbollistët e skuadrës së U-13. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e klubit, ndërsa theksojnë se çdo ndeshje e tyre do të nisë me një minutë heshtje në nder të trajnerit të tyre. Gjithashtu klubi i shpreh ngushëllime familjarëve të 26-vjeçarit si dhe gjendet pranë lojtarëve të plagosur.  “Jemi në shok, jemi të gjithë në zi, i gjithë sporti. Kemi marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga lojtarët tanë të futbollit, basketbollit dhe hendbollit.  Trajneri ka qenë në klub që nga viti 2020. Ai ishte i pasionuar dhe popullor, ai jetoi për futbollin. Mendimet tona janë me familjen e tij. Nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë është të rikthehet në fushë. Ne veshim një rrip të zi. fanellën në ndeshjet në vijim. Në ndeshje do të ketë një minutë heshtje”, ka deklaruar presidenti i klubit Fabian Bernard.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga