Tragjedi në botën e sportit. Viktima është një motoçiklist 14 vjeçar, i cili ka vdekur në Spitalin e Përgjithshën të qytetit spanjoll, Jerez.
Marcos Garrido, pilot i Cardoso Racing u aksidentua në pistën e Jerez, në garën për llogari të kampionatit Audalusia SuperSport 300.
Ai u rrëzua mes kthesës dy dhe tre duke marrë plagë të rënda, të cilat më pas i kushtuan dhe jetën. Përplasja nga motori ndjekës duket se i dha goditjen fatale djaloshit të talentuar.

Poll