Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Argjentinë. Në stadiumin “River Plate” është shembur një tribunë. Nga shembja e saj ka humbur jetën një tifoz, i cili po shikonte ndeshjen mes Defense dhe Justicije.
Ka qenë vetë klubi vendas ai që ka bërë të ditur lajmin. Për shkak të tragjedisë në tribuna, arbitri Fernando Rapallini e ndërpreu ndeshjen në minutën e 28-të dhe në fund u vendos që të mos vazhdohej dhe lojtarët u dërguan në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet ende se kur do të rifillojë ky takim i shënuar me tragjedi, por spekulohet se mund të jetë të hënën.
“Komiteti i Sigurisë së Futbollit dhe CA River Plate me dhimbje ju informojnë se gjatë ndeshjes kundër Defense, një tifoz ka rënë nga tribuna e Sivori Alta dhe ka vdekur në vend. Rënia nuk është paraprirë nga kontakti me një person tjetër. Tribunat u evakuuan pas 30 minutash”, tha River Plate.