
Ndeshja Arsenal – Nottingham Forest është shtyrë me 30 minuta. Përballja e parë për Topçinjtë në këtë sezon futbollistik do të startojë gjysmë ore me vonesë.
Siç raportojnë mediet angleze, përfaqësuesit e Federatës Angleze të Futbollit kanë vendosur që takimi të shtyhet me 30 minuta për shkak të trafikut të rënduar në Londër.
Pritet me interes të shihet kjo sfidë e cila ishte programuar të fillonte në orën 13:30, por do të startojë në orën 14:00.
Poll