
Pas humbjes ndaj Arsenalit, Chelsea tashmë gjendet në vendin e 12-të.
Sipas ekspertit të futbollit anglez Gary Neville fajtor për gjendjen e skuadrës është pikërisht presidenti i saj. Sipas tij shkarkimi i Tuchel dhe Potter ishin për faj të amerikanit pasi ka bërë ndryshime të mëdha në staf.
“E neveritshme, ishte skuadra më e mirë në letër që kam parë ndonjëherë të luajë aq keq. Ishte një rrëmujë në pjesën e parë. Patetike. Kishte fitues të Kupës së Botës, ndërkombëtarë, kaq të shtrenjtë - nuk mund ta besoj. Frank Lampard do të mendojë të njëjtën gjë" ka thënë Neville
Poll