
Bayern Munich tashmë s'po mendon më për milionat. Bavarezët thuajse kanë arritur akordin me yllin e radhës. Sikurse raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Leroy Sane, I cili në fundin e sezonit do të bashkohet me kampionët e Gjermanisë.
Anësori, për momentin është pjesë e Manchester Cityt, por në fillim të sezoni pësoi një dëmtim të rëndë, çka e detyroi atë të qendronte për shumë kohë jashtë fushave dhe ende nuk I ka dhënë shenjat për t'u rikthyer sërish.
Në merkaton e verës që u mbyll, Bayern transferoi për 80 milionë euro mbrojtsin e majtë, Lucas Hernandez, por gjithashtu mori në formën e huazimit nga Barcelona, brazilianin Philippe Coutinho, me të drejtën e blerjes prej 120 milionë eurosh. Tashmë, për të konfirmuar diçka, duhet të presim fundin e sezonit, nëse 5 herë kampionët e Europës do e "qendisin" skuadrës me të tjerë yje.