Problememt shëndetësore për Diega Armando Maradonën nuk ka fund. Pasi ka pasur shqëtësime të vazhdueshme ai i është nënshtruar një operacioni për shkak të hemoragjisë në stomak. Në vitin 2005 Maradona i është nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e stomakut. Pak këtij momenti, në stomakun e tij u gjet një hernie kërthizore, e cila me kalimin e kohës shkaktoi gjakderdhje.
Për këtë ai iku nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme e cila ka përfunduar me sukses. Ish-legjenda e Argjentinës ishte i shoqëruar nga dy motrat e tij dhe nga avokati Matias Morla, i cili konfirmoi nëpërmjet një postimi në Twitter se Maradona është në gjendje të mirë, por do të qëndrojë në spital të paktën deri më 20 janar, pasi do jetë nën vëzhgim të mjekëve.