Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tjetër ndeshje delikate, Laçi hap dyert për tifozët: Gjendemi një hap larg Europës, nesër objektivi i vetëm është fitorja

Shkruar nga NEWSPORT

Laçi do të luajë një tjetër ndeshje delikate, këtë herë në kampionat ndaj Teutës. Një takim me një rival direkt për Kupat e Europës, si Teuta. Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, vemendja e skuadrës kurbinase është përqendruar te kampionati pasi e vetmja rrugë për të shkuar në Europë është përmes kampionatit. Me anë të një postimi në faqen e tyre në facebook, skuadra e Laçit bënë thirrje tifozerisë për mështetje në këtë ndeshje të rëndësishme.

Postimi i Laçit:

Fillimisht ju falenderojmë në emër të ekipit për mbështetjen dhe entuziazmin që sollët në ndeshjen e fundit

Ditën e neserme skuadra do luaje me të njejtin rendiment si ndeshjen e kupës, ku objektivi i vetëm është FITORJA !!!!

Gjëndemi një hap larg objektivit për kupat e Europës 

Klubi ka vendosur të hapi dyert nesër për ndeshjen kundër Teutës. Përballë tribunës dhe mbrapa portës hyrja është e lirë !

Vetëm fitorja do të na kënaqë nesër!

Poll

Lexo gjithashtu