Ervis Çaço nuk do të jetë më një lojtar i Tomorit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klibi beratas në një postim në faqen zyrtare. Sikurse shkruhet në njoftimin e skuadrës, klubi ka bërë gjithçka për ta mbajtur në ekip 30 vjeçarin, por dëshira e tij ishte të largohej dhe është bashkuar me skuadrën e Besës së Kavajës.
"Klubi njofton se kapiteni Ervis Çaço nuk do të jetë lojtar i Tomorit për pjesën e mbetur të kampionatit. Drejtuesit kanë bërë të gjitha përpjekjet e veta për të mbajtur 30-vjeçarin, përpos dëshirës së tij për të vijuar karierën në klubin e "KS Besa" Kavajë. Klubi falenderon Ervis Çaço për kontributin e dhënë me fanelën beratase dhe i uron suksese të mëtejshme në jetë e familje", shkruhet në faqen e Tomorit.