
Lajme jo të mira për Milot Rashicën. Sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e djeshme duke e lënë përgjysmë. Werder Bremen në faqen zyrtare bën me dije se Rashica ka kryer rezonancën ditën e sotme dhe është zbuluar se lojtari shqiptar ka pësuar një dëmtim të tendinit në kofshën e majtë.
Koha e rikuperimit për Rashicën pritet të jetë rreth dy muaj e në këtë mënyrë sulmuesi mbyll vitin 2020 me skuadrën gjermane. Lojtari i Kosovës do të rikthehet në fushën e lojës vetëm në fund të muajit janar dhe kjo është një tjetër goditje për të pasi disa muaj më parë ishte i dëmtuar dhe humbi ndeshjen e rëndësishme mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
"Më vjen shumë keq për Milotin, sepse ai ishte rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të tij të fundit dhe kishte arritur formën e tij më të mirë. Na vjen keq që do të na mungojë për një kohë të gjatë me cilësitë e tij, "tha trajneri Florian Kohfeldt.
Update: @milotrashica hat sich eine Sehnenverletzung im Oberschenkel zugezogen. Zu befürchten ist, dass er #Werder bis Ende Januar nicht zur Verfügung steht.
— SV Werder Bremen (@werderbremen) December 2, 2020
Wir wünschen dir eine gute und schnelle Genesung, rocket! Komm stärker zurück!
https://t.co/VOiDwS37o7 pic.twitter.com/ENhN7eElJi