Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Titulli i 11-të kampion, kryetarja e futbollit të vajzave urim special për Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Titulli i 11-të kampion, kryetarja e futbollit të vajzave urim special
 

Vllaznia e femrave fitoi sot titullin e 11 kampion radhazi në futbollin e vajzave. Kryetarja e futbollit të vajzave në FSHF, Anila Basha, ka uruar klubin shkodran për këtë arritje.

Po ashtu nuk mungon as besimi për një përfaqësim denjitoz në Europë, që pritet nga Vllaznia në vijim. Kujtojmë se më parë kuqeblutë kanë përfaqësuar Shqipërinë në grupet e Champions League.

Postimi i Anila Bashës:

“Urime vajzave të ekipit të Vllaznisë për shpalljen si ekip Kampion për të 11-in vit radhazi. Kampionati këtë sezon kishte garë, gola, talente dhe ekipe që konkurruan denjësisht, duke përfshirë edhe Apoloninë, Partizanin e Tiranën që u përballën në "Final 4". Kurora mbi kryet e Vllaznisë tregon se me punë, pasion, dedikim, përkushtim e stërvitje me disiplinë e të përditshme, rezultati pozitiv vjen. Unë besoj se vajzat e Vllaznisë do të na përfaqësojnë denjësisht në nisjen e rrugëtimit europian. Sot ështe dita e tyre e festës së madhe”.

Kujtojmë se Vllaznia ia doli në finalen e “Final 4”, të mposhtë Apoloninë me rezultatin 4 me 0. Më parë klubi shkodran kishte eleminuar Partizanin në gjysmëfinale.  

Titulli i 11-të kampion, kryetarja e futbollit të vajzave urim special
Postimi i Anila Bashës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga