
Alphonso Davies është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Bayern Munich. Mesfushori kanadez ka arritur të bëjë mjaft mirë me fanelën e skuadrës gjermanee duke bindur kështu drejtuesit për t’i ofruar zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Kontrata aktuale e Davies me bavarezët i përfundon në vitin 2025 dhe tashmë rinovimi do të bëhet edhe për dy vite të tjera.
Lajmi bëhet i ditur nga “Kicker” ku raportohet se tashmë Davies do të mbajë veshur fanelën e Bayern të paktën deri në vitin 2027, ndërsa kujtojmë se u bë pjesë e gjermanëve në vitin 2019. Në 101 ndeshje me bavarezët, mesfushori kanadez ka arritur të gjejë 6 herë rrugën e rrjetës.
Poll