Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Tiranën time s'e mposhti asnjë ekip", Nevil DEDE: Muçi më i miri në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
"Tiranën time s'e mposhti asnjë ekip", Nevil DEDE:

Ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede është ndalur të flasë për eksperiencën te bardheblutë. Pjesë e panelit të Pressing, Dede ka treguar se ka pësuar vetëm 11 gola te Tirana, ndërsa nuk i ka mundur askush. Më tej, Nevili ka rrëfyer edhe mendimin për Muçin apo mbrojtësin e ri të bardhebluve, Behiratche.

"Humbje e madhe për nivelin e Kategorisë Superiore, pasi kampionati është më atraktiv për njerëzit kur ka lojtarë cilësorë. Nga ana financiare është një lëvizje e mirë, por nuk më pëlqen që ikën cilësia nga kampionati. Kur isha në ekip, ai ishte lojtari më i mirë i Superiores.

Behiratche vinte nga nivele amatore dhe kishte 6 muaj pa luajtur. Nuk futej direkt në formacion. Djalë i ri, ka perspektivë për klubin, mund t'i vlejë Tiranës për të ardhmen. Mund ta ndihmojnë me minuta të reduktuara.

Ishim skuadra që pësonim më pak, por në 30 metrat e fundit ishim më të dobëtit. Kishim vetëm Muçin në sulm dhe pak lojtarë. Pësuam 11 gola dhe nuk na mundi dot askush. Ndoshta s'ju pëlqen, por këto janë statistikat", tha Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga