Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana “preja” e preferuar, Eraldo ÇINARI “ndez” derbin e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT

Eraldo Çinari është një nga ata futbollistë që e njeh mirë derbin e kryeqytetit. Sulmuesi shkodran shkëlqeu para 4 sezonesh me Partizanin duke arritur që të jepte kontributin e vet në arritjen e titullit kampion. Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kthehet pas në kohë.

Në maj të 2019-tës, Partizani siguronte matematikisht titullin kampion dhe këtë e bënte në një ndeshje derbi me Tiranën. Autor i 2 golave në fitoren 2-1 ishte pikërisht shkodrani. “Nuk e harroj kurrë”, shkruhet në diçiturën e fotos së postuar.

Kujtojmë që të mërkurën e ardhshme, Tirana do të luajë kundër Partizanit. E para kësaj sfide vendimtare për fatet e sezonit, nuk mungojnë postimet e ndryshme të futbollistëve që kanë kontribuar për të dy ekipet.

[caption id="attachment_692211" align="alignnone" width="730"] Postimi i Eraldo Cinarit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga