
Skënderbeu i femrave në volejboll ka fituar Kupën e Shqipërisë. Vajzat e ekipit korçar ia kanë dalë përballë Tiranës, duke triumfuar 3 me 1 me sete.
Ky është trofeu i dytë brenda ditës, që humbet Tirana në sportin e volejbollit. Kujtojmë se më parë djemtë e volejbollit u mposhtën 3 me 0 nga Partizani, sfidë dhe kjo e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë.
Postimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit:
“Skënderbeu fitues i Kupës së Shqipërisë. Sapo ka përfunduar Superfinalja e femrave e vlefshme për Kupën e Shqipërisë midis Tiranës dhe Skënderbeut. Vajzat korçaret të drejtuara nga trajneri Orlando Koja kanë arritur të ngrenë lart trofeun pasi mundën me rezultatin 3 me 1 vajzat bardheblu të Tiranës. Trofeu i ekipit fitues u dorëzua në fund të ceremonisë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi. Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon ekipin fitues së Kupës së Shqipërisë”.